Skuadra e Kukësit ka filluar merkaton e verës , pasi do të jetë pjesë e eliminatore në Ligën e Kampionëve. Vinicius Araujo është sulmuesi brazilian me të cilin Kukësi ka arritur akordin, por gjithçka mbetet për t’u parë, pasi 24-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Valencian.
Sulmuesi ka luajtur gjashtë ndeshje në Primera, sigurisht si zëvendësues, ndërkohë që skuadra spanjolle e ka huazuar në disa skuadra futbollistin e saj, ku spikatin Standard Liezhi në Belgjikë, apo edhe Kruzerio, me të cilën ka luajtur në Serinë A në Brazil.
Sezonin e fundit, Araujo e ka zhvilluar ndehjet te SD Hueska, në Segunda Divizion. Braziliani është aktivizuar në 19 takime, 10 prej të cilave si titullar. Gjatë këtyre ndeshjeve ka shënuar edhe tre gola.
Në karrierën e tij sulmuesi ka fituar Serinë A në Brazil me Kruzeiron, gjë që solli interesin e ekipin spanjoll që ta afronte në ekip. Gjithashtu numëron pesë ndeshje me Shpresat e Brazilit dhe tre gola të shënuar