Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kukeli pritet të kthehet në fushë pas një muaji

Mesfushori Burim Kukeli pritet t'i bashkohet skuadrës së Sionit nga fundi i muajit të ardhshëm.

34-vjeçari që nga muaji shkurt është duke i munguar Sionit për shkak të lëndimit të gjurit të këmbës së majtë. Para dy muajsh, mesfushori i Shqipërisë iu nënshtrua një operimi.

"Jam ende duke u rehabilituar dhe besoj se për pak kohë do të jem gati të kthehem në fushë. Më 15 shkurt jam lënduar. Kam pritur t'i shmangem operimit, por nuk arrita dhe para dy muajsh u operova. Besoj se për një muaj do të jem gati. Jam lënduar në një ndeshje në fushë me bar sintetik", ka thënë Kukeli të premten për gazetën.

Ai vlerësohet ndër lojtarët kyç te Sioni. Rol të rëndësishëm ka pasur edhe sa ishte pjesë e Zuerichut.