Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kudusi drejt Anglisë

Mesfushori ofensiv Mohamed Kudus do të largohet nga skuadra e Ajaxit për t’u transferuar në kampionatin e Anglisë.

Mediumet holandeze kanë shkruar të hënën se Kudus ka kërkuar largimin këtë verë nga Ajaxi dhe tashmë ka njoftuar zyrtarët e klubit.

22-vjeçari po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League, ndërsa interesim për shërbimet e tij tashmë ka shfaqur Manchester Unietdi.

Ekipi anglez është gati të ofrojë 30 milionë euro për mesfushorin ganez, i cili ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2025. Ai iu bashkua Ajaxit në vitin 2020, ndërsa këtë edicion ka 18 gola e 6 asistime në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.