Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Kudusin

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Ajaxit, Mohammed Kudus, ka bërë të ditur “The Sun” të enjten. Mësohet se ganezi pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag, i cili po e kërkon me ngulm transferimin e tij.

Unitedi pritet së shpejti ta kontaktojë Ajaxin dhe është i gatshëm që për kartonin e 22-vjeçarit të ofrojë deri në 30 milionë euro. Kudus prej vitit 2020 është pjesë e Ajaxit dhe po shkëlqen këtë sezon.

Ai ka shënuar 16 gola në të gjitha garat për Ajaxin, ndërsa me ekipin nga Holanda ka kontratë deri në vitin 2025. Kudus ka edhe 21 ndeshje për Ganën dhe 7 gola të shënuar.