Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kudus “thumbon” Neymarin

“Ai nuk është më i mirë se unë sot. Ai vetëm është lojtar më i famshëm, kjo është e gjitha”, ka thënë Mohammed Kudus, sulmuesi i Ganës dhe Ajaxit për mediumin “Daily Mail” të mërkurën.

Ai këto komente i bëri kur u pyet për incidentin me Neymarin në një miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve vitin e kaluar në shtator, kur brazilianët fituan 3:0.

“Ai e përfaqëonte shtetin e vet, unë timin. Nuk e lejova të më shtynte. Ajo çfarë e bën atë më të mirë, për momentin, është se ka arritur më shumë. Unë dhe Neymar, pjesa e dytë? Jam i sigurt se do të kënaqesha”, u shpreh Kudus, që e sheh veten kundër PSG-së edhe në Ligën e Kampionëve në 1/8 e finales.