Me pothuajse pa emocione në krye të Bundesligës janë klubet pak më poshtë se Bayern Muencheni dhe Borussia Dortmund në tabelë, që po ofrojnë argëtim në fund të këtij sezoni.
Bayer Leverkuseni, Freiburgu, Leipzigu, Koelni dhe Union Berlini janë duke luftuar për vendet që dërgojnë në garat evropiane kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të edicionit. Dy prej këtyre skuadrave do t'i bashkohen Bayernit dhe Dortmundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa dy të tjera do të kualifikohen në Ligën e Evropës. Leverkuseni i vendit të tretë e viziton Hoffenheimin në ndeshjen e radhës përpara se ta mbyllë sezonin me një ndeshje vendimtare kundër Freiburgut, i cili aktualisht mban vendin e fundit të kualifikimit në Champions me një pikë përpara Leipzigut.
Freiburgu, i cili gjithashtu luan me Leipzigun në finalen e Kupës së Gjermanisë më 21 maj, pret Unionin të shtunën, një lojë që ekipi vendas patjetër duhet ta fitojë për të ruajtur vendin e katërt që është shumë i rëndësishëm. Vendi i shtatë në Bundesligë, Union Berlini do të jetë në kërkim të një fitoreje pasi barazoi me Greuther Fuerthin tashmë të rënë nga Bundesliga, fundjavën e kaluar. Unioni e mbyll sezonin në shtëpi kundër Bochumit, i cili siguroi mbijetesën xhiron e shkuar. Leipzigu, i cili ka humbur dy duelet e tij të fundit pas një serie prej 15 ndeshjesh i pamposhtur në të gjitha garat, më pas do të luajë me Augsburgun në shtëpi përpara përballjes së fundit në udhëtim Arminia Bielefeldi, që mund të bjerë deri atëherë nga elita e futbollit gjerman.
Koelni i vendit të gjashtë po shikon gjithashtu pjesëmarrjen në garat kryesore të Evropës për sezonin tjetër. Skuadra do të siguronte kualifikimin e Ligën e Konferencës nëse arrin ta mposhtë Wolfsburgun të shtunën dhe në anën tjetër Union Berlini dështon të triumfojë ndaj Freiburgut në të njëjtën kohë. Por trajneri i Koelnit, Steffen Baumgart, tha se nuk e ka ndërmend të festojë ende kualifikimin e ekipit të tij në garën e nivelit të tretë të UEFA-s.
“Unë nuk po i numëroj pikët fare”, tha Baumgart. “Unë jam duke llogaritur në faktin se ne duam ta fitojmë ndeshjen e ardhshme. Dhe, kjo është mjaft e vështirë. Pastaj do të shikojmë javën e ardhshme. Ne e dimë se ku jemi. Ne e dimë sa pikë kemi dhe ende duam të shohim nëse mund ta bëjmë hapin tjetër. Janë dy javë të rëndësishme dhe po shpresojmë në më të mirën”.
Koelni do të luajë me Stuttgartin e kërcënuar me rënie në raundin e fundit për atë që ka të ngjarë të jetë një tjetër përplasje me rrezikshmëri të lartë. Stuttgarti, Bielefeldi dhe Hertha Berlini po japin emocione në skajin tjetër të renditjes. Bielefeldi është në vendin e parafundit - dhe ka më shumë gjasa për t'u bashkuar me Fuerthin në divizionin e dytë - përpara ndeshjeve në Bochum të premten dhe Leipzig fundjavën e ardhshme.
Edhe
Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga
Stutgarti është vetëm dy pikë përpara Bielefeldit, pasi nuk arriti të fitonte asnjë nga pesë ndeshjet e fundit, dhe duket se është i vendosur për ndeshjen e plejofit kundër vendit të tretë në divizionin e dytë për të parë se cili klub do të jetë pjesë e Bundesligës sezonin e ardhshëm.
Stutgarti të dielën viziton kampionin, Bayernin – i cili u kritikua për lejimin e lojtarëve të tij për një udhëtim në Ibiza pas humbjes 3:1 në Mainz fundjavën e kaluar – përpara se të presë Koelnin në xhiron e fundit. Hertha është katër pikë përpara Stutgartit dhe mund ta sigurojë mbijetesën me një fitore kundër Mainzit të shtunën. Në rast të dështimit do të ketë një shans të dytë në Dortmund në raundin e fundit.