Para udhëtimit për në Katar, Kanadaja e ka bërë një thirrje edhe në rrjetet sociale: ne mundemi.
Është një slogan i qartë për ekipin që shkon drejt Kupës së Botës për herën e parë në 36 vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kanadaja është shtet i futbollit. Më mirë ta besojmë këtë”, ka thënë përzgjedhësi John Herdman, kur skuadra e siguroi kualifikimin në Botëror. “Dhe ne do të vazhdojmë. Ne vetëm sa kemi filluar”.
Kanadaja ka parë një rritje dramatike në skenën botërore në katër vjet qëkur Herdman e mori drejtimin e përfaqësueses. Në vitin 2021, Kanadaja nga vendi i 72-të në renditjen e FIFA-s kaloi në vendin e 40-të.
Kanadaja e fitoi vendin në Kupën e Botës në mënyrën e vështirë. Për shkak të renditjes së dobët, lojtarët është dashur t’i kalonin dy raunde të hershme të CONCACAF-it. Ata dolën në krye, para Meksikës dhe SHBA-së, të cilat e kanë fituar vendin në Botëror po ashtu.
Kanadaja ka pësuar rënie në krahasim me formën e lartë në kualifikime. Kanadezët kanë zhvilluar katër ndeshje, kurse i kanë fituar dy dhe dy i kanë humbur. Disfata e fundit ishte 2:0 nga Uruguai në Sllovaki në fund të shtatorit.
“Ne duhet t’i kapim momentet e caktuara dhe nuk kemi bërë një gjë të tillë”, ka thënë Herdman.
Kanadaja udhëhiqet nga Cyle Larin, i cili luan në Belgjikë me Club Brugge. Ai ka shënuar 25 gola, përfshirë gjashtë në raundin final të kualifikimeve. Sulmuesi tjetër, Jonathan David, i cili luan për klubin francez Lille, është shumë afër me 22 gola. Mbrojtësi i Bayernit, Alphonso Davies ka 12 gola.
Herdman qartë e kupton se Kanadaja nuk mundet thjeshtë të jetë e kënaqur me rikthimin në Kupën e Botës pas një kohe kaq të gjatë. Ekipi duhet të fitojë.
Me fjalë të tjera, duhet të besojnë në sloganin e vet “ne mundemi”.
“Kjo është ajo që duhet Kanadaja të mësojë, nuk do të merrni dhuratë. Duhet ta fitoni atë”, ka thënë Herdman. “Dhe i gjithë ekipi duhet të punojë për t’i shfrytëzuar shanset që ne i kemi shpërdoruar”.
“Kapiteni Kanada”
Kanadaja është duke pritur gjendjen finale të kapitenit Atiba Hutchinson, i cili mungoi në miqësoret e shtatorit për shkak të lëndimit.
Por ka shenja të mira - Hutchinson është kthyer në stërvitje herët në tetor për klubin turk Beshiktash. Të shtunën ishte në stol.
Kapiteni 39-vjeçar ishte trevjeçar në vitin 1986 kur Kanadaja luajti për herë të fundit në Kupën e Botës. Kanadezët humbën nga Franca, Hungaria dhe Unioni Sovjetik me rezultat të përgjithshëm, 5:0. Ai është lojtari i vetëm në skuadër që ishte i lindur para paraqitjes së fundit të Kanadasë në Botëror.
Hutchinson ka 97 paraqitje me Përfaqësuese.
Kanadaja për shkak të një përplasjeje të mëhershme, në dy miqësoret e fundit ishte pa Johnathan Osorio, i cili luan për Toronto FC.
Turbulenca
Përderisa Kanadaja përgatitet për Kupën e Botës, Përfaqësuesja ende është në bisedime me federatën për kompensim. Këtë vit ekipi refuzoi të luante miqësore me Panamanë për shkak të negociatave të tensionuara.
Një prej pikave ishte bonusi prej 10 milionë dollarësh nga FIFA që ekipi i meshkujve fitoi në kualifikime për Kupë të Botës për herë të parë që prej vitit 1986. Përfaqësueset e Kanadasë – si meshkujt ashtu edhe femrat – besojnë se kanë të drejtë në marrjen e një pjese të bonusit.
Ngecja në këtë pikë vjen pasi Federata e SHBA-së arriti marrëveshje për ndarje të barabartë të çmimit, mes futbollistëve dhe futbollisteve.
Në udhëkryq
Herdman u bë trajneri i parë që udhëhoqi futbollistët dhe futbollistet drejt kualifikimit në Kupë të Botës. Ai udhëhoqi përfaqësuesen e futbollisteve të Kanadasë nga viti 2011 deri në vitin 2018.
Kanadaja ka disa ndeshje para Kupës së Botës. Ekipi ballafaqohet me Bahrejnin në Manama më 11 nëntor, dhe më pas me Japoninë në Dubai më 17 nëntor.
“Mendoj se është vazhdimësi e rrugës për ndeshjet kontrolluese”, ka thënë mesfushori kanadez, Stephen Eustaquio, kur u pyet për perspektivën e skuadrës. “Mendoj se nëse i kontrollojmë ndeshjet, ne do të jemi shumë më afër që t’i fitojmë ato. Të provojmë t’i përfundojmë aksionet. Të provojmë të mos pranojmë gol. Mendoj se kjo është e rëndësishme ndaj skuadrave shumë të mira”.
këtyre ndeshjeve, Kanadaja udhëton në Katar ku do të luajë në Grupin F. Ekipi do të ballafaqohet që në start me Belgjikën më 23 nëntor, më pas me Kroacinë më 27 nëntor dhe me Marokun më 1 dhjetor.