Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu në prova te Winterthuri, Ramizi vazhdon kontratën

Hekuran Kryeziu gjatë kësaj jave do të jetë në prova te skuadra e kthyer në Superligë të Zvicrës, Winterthuri.

“Lanbote.ch” ka njoftuar se mesfushori 29-vjeçar do të jetë në prova deri në fund të javës.

Kryeziu që prej korrikut të vitit të kaluar është pa skuadër. Mesfushori i Kosovës së fundi ishte pjesë e Zuerichut, ndërsa më herët ka luajtur edhe te Luzerni dhe Vaduzi.

Ndërkohë, klubi elitar i Zvicrës ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me Samir Ramizin deri në verën e vitit 2024.

30-vjeçari realizoi gol të shtunën në barazimin 1:1 kundër Baselit.

Goli i Ramizit ishte i pari pas 37 vjetësh për Winterthurin në Superligë. Ai shënoi golin e epërsisë në minutën e 3-të.