Mesfushori i Kosovës dhe Zurichut, Hekuran Kryeziu, do të mungojë nga gjashtë deri nëntë muaj për shkak të lëndimit të pësuar të shtunën në përballjen me Luganon.
Mesfushori kosovar ishte detyruar të largohej nga fusha në minutën e 15-të.
Pas rezultateve të analizave është kuptuar se 26-vjeçari ka këputur ligamentin në gjurin e majtë dhe do të operohet.
Klubi ka njoftuar se ai do të mungojë nga gjashtë deri në nëntë muaj.