Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu ishte motivuar nga sukseset e Majlinda Kelmendit

Vajza e shkollës së mesme, Kiana Kryeziu, e fitoi biletën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kjo është hera e parë që një sportiste nga Kosova do të marrë pjesë në Lojëra Dimërore.

“Olimpiada ka qenë ëndrra ime. Do ta bëj më të mirën”, ka thënë skitarja Kiana Kryeziu 17-vjeçare, për agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo.

E lindur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Kryeziu nisi me skijim në moshën katër vjeçare.

“Gjithmonë kam pasur qejf të skijoj dhe e kam pritur me gëzim dimrin”, ka thënë Kryeziu.

Një nga motivimet e Kryeziut për të mbërritur në Olimpiadë kanë qenë sukseset e Majlinda Kelmendit, 30-vjeçares nga Peja, e cila e fitoi medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”.

Edhe Rrëfimi i Kiana Kryeziut, skitares së parë kosovare që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Pekini 2022” ÇA KA 3 Rrëfimi i Kiana Kryeziut, skitares së parë kosovare që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”

Kelmendi kishte marrë medaljen e artë në sportin e xhudos, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

“Kam qenë fëmijë, por jam ndikuar shumë nga sukseset e saj”, ka përfunduar Kryeziu.