Qendërmbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu ka mbetur tejet i kënaqur me atmosferën që e krijuan tifozët në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich ndaj Zvicrës.
Kosova luajti baras 1:1 ndërsa Kryeziu ishte i pazëvendësueshëm te “Dardanët”.
Kryeziu tha se Kosova këtë muaj pati dy paraqitje të mira në miqësoret e këtij muaji, të cilat do t’i shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve që nis në muajin qershor.
“Kur vendosa të luajë për Kosovën, kam besuar se do të luajmë një ditë ndaj Zvicrës, të cilën e përjetova. Ishte kënaqësi për mua të luajmë në Zuerich dhe falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium. Atmosfera ishte fantastike dhe jemi ndjerë sikur po luajmë në Prishtinë”, është shprehur Kryeziu. “Kemi pasur paraqitje të mira që do të jenë të rëndësishme për Ligën e Kombeve”.