Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka thënë se sonte patën dëshirë të tregonin se janë në të njëjtin nivel me Zvicrën, pas barazimit 1:1.
“Besoj se kemi pasur shumë dëshirë të tregojmë që jemi në të njëjtin nivel me Zvicrën, ndonëse është Kombëtare shumë e fortë. E meritojmë pozitën ku jemi. Trajneri ka gjetur një formacion të mirë. Po i përshtatet të gjithë lojtarëve dhe të gjithë kemi dëshmuar se mund të japim kontribut. Po mundohemi të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën. Sa më shumë që luajmë në liga të mëdha, është më e rëndësishme për Kombëtaren. Ka ende hapësirë që të përparojmë”, ka thënë Vojvoda.