Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu e Kololli pritet të kthehen në ekipin bazë të Zuerichut

Ditë të mira pritet të vijnë për dy reprezentuesit e Kosovës që janë pjesë e Zuerichut, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli.

Kryeziu e Kololli kanë humbur vendin në ekipin bazë të klubit zviceran, por trajneri Ludovic Magnin ka paralajmëruar kthimin e tyre në njëmbëdhjetëshen startuese.

Zuerichu nuk ka fituar asnjë ndeshje kampionale këtë vit dhe Magnin e di që është koha për ndryshime në përbërje. Zuerichu ka dy barazime e tri humbje në ndeshjet e këtij viti.

Kryeziu e Kololli pritet të jenë përfituesit më të mëdhenj të ndryshimeve të planifikuara, transmeton Koha.net.

Mesfushori i qendrës, Kryeziu, është kthyer këtë vit pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushës për kohë të gjatë. Ai në katër ndeshje qëndroi në stol, ndërsa ndaj Servettes më 16 shkurt, luajti 35 minuta.

Edhe Edhe Kololli ndahet zyrtarisht me Zuerichun Sport Edhe Kololli ndahet zyrtarisht me Zuerichun

Lojtari i krahut të majtë, Kololli, po aktivizohet kryesisht si zëvendësues te skuadra që renditet e pesta në Superligën zvicerane.

“Do të kthehemi në rrugën e suksesit”, është i bindur trajneri Magnin.

Image