Kryersia e gruptit të tifozëve në përkrahje të klubit Gjilanit “Skifetarat” kanë dhënë dorëheqje pas incidentit të të rëndë në ndeshjen Gjilani – Ballkani. “Skifterat” distancohen nga sulmi i rëndë fizik ndaj portierit të Ballkanit, Stifi Frashëri. Një huligan, që i erdhi nga prapa, shtyu dhe e rrëzoi portierin e Ballkanit. Ndërkohë një tjetër e shkelmoi derisa Frashëri ishte në tokë.
“Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portierin mysafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e ‘Skifterave’ të cilët i janë hedhur sipër për ta mbrojtur! Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë! Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozërike duhet të përgjigjet për veprimet e veta! Kryesia e ‘Skifterave’ e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për dorëheqje të parevokueshme si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!”, thuhet në njoftimin e “Skifterave”.