Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja ende pa njoftim për incidentin e rëndë në Gjilan

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka njoftuar për incidentin e rëndë në Gjilan. Pasi Gjilani barazoi rezultatin në 1:1 në ndeshje me Ballkanin, tifozët vendas u futën në fushë. Njëri prej tyre shtyu fuqishëm nga prapa portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke e rrëzuar në fushë.

Derisa Frashëri ishte ende në i shtrirë, një tjetër huligan u afrua dhe goditi me shkelm portierin e Ballkanit.

Nuk dihet se si stadiumi i qytetit në Gjilan është licencuar për ndeshje kampionale, marrë për bazë që në të ka kohë që punohet dhe po ashtu nuk ofron as kushte minimale të sigurisë. Hyrja në fushë e shikuesve është fare e lehtë dhe pikërisht kjo ndodhi të dielën pasdite. Është ky prej incidenteve më të rënda në futbollin kosovar në vitet e fundit.