Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos: Duhet të luajmë futboll më të mirë

Foto: Reuters

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se një ndër mënyrat për të rikthyer klubin në formën më të mirë është përshtatja me stilin e lojës.

“Duhet të luajmë futboll më të mirë. Kjo është e rëndësishme pasi kur luajmë më mirë, do të kemi mundësi për të fituar më shumë tituj”, deklaroi ai.

Futbollisti gjerman pranoi se ka shumë ndryshime prej kohës kur trajneri Zinedine Zidane u kthye në klub.

“Nuk është e lehtë ta kthejmë ekipin në formën siç ka qenë kur Zidane është larguar. Pavarësisht rikthimit të tij, gjërat përsëri nuk janë të njëjta”, shtoi ai./ksp

Artikuj të ngjashëm