Mbrojtësi i krahut të djathtë, kroati Tomislav Shorsha nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit edhe për sezonin 2022/23.
Klubi i Superligës të hënën nëpërmjet një postimi në Facebook e ka falënderuar Shorshan për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese të mëtejme në karrierë. Shorsha këtë edicion, të cilin Gjilani e mbylli në pozitën e tretë në Superligë ka regjistruar 27 paraqitje në të gjitha garat duke dhuruar një asistim. 33-vjeçari ishte pjesë e Gjilanit prej verës së vitit 2020 kurse karrierë ka bërë edhe te Osijeku, Cluji e Karlovaci.
“Faleminderit për kontributin Tomislav Shorsha, të urojmë gjithë të mirat në karrierë”, thuhej në postimin e Gjilanit.
Artikuj të ngjashëm