Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroacia rrezikon kualifikimin pas humbjes nga Uellsi

Me dy humbje brenda pak ditëve, Përfaqësuesja e Kroacisë po rrezikon pjesëmarrjen në “Euro 2024”. Pas disfatës javën e shkuar në shtëpi nga Turqia, Kroacia u mposht edhe të dielën në udhëtim tek Uellsi.

Ndeshja e Grupit D që u zhvillua në Cardiff, përfundoi me rezultatin 2:1 në favor të Uellsit.

Me këtë fitore, Uellsi ka tubuar 10 pikë sa i ka edhe Kroacia dhe deri në fund të këtij cikli eliminator, të dyja ekipet do të luftojnë për një vend në “Euro 2024”.

Harry Wilson në minutat 47-të dhe 60-të shënoi golat për Uellsin, ndërsa golin e nderit për Kroacinë, e realizoi Mario Pashaliq.

Muajin tjetër, si Uellsi ashtu edhe Kroacia, i luajnë nga dy ndeshje. Uellsi luan me Armeninë në udhëtim dhe Turqinë në shtëpi, ndërsa Kroacia e pret Letoninë përpara se të jetë mysafire e Armenisë. Kroacisë i duhen dy fitore për të kaluar tutje.