Pas humbjes në Podujevë të premten, futbollistet e Kosovës kanë pësuar disfatë nga Kroacia edhe të martën në Karlovc. Kosova humbi nga Kroacia me rezultatin 2:0 dhe ka zbehur gjasat për të siguruar pozitën e tretë dhe të shmangë rënien në Ligën C.
Një gol kroatet e shënuan në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë.
Ndeshja Kroaci – Kosovë i takoi Grupit 4 të Ligës B të kualifikimeve për “Euro 2025”. Kosova është përfaqësuesja e vetme pa pikë në Grupin 4. Ka katër humbje.
Deri në fund të kualifikimeve ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar. Më 12 korrik luan ndaj Ukrainës, kurse ndeshjen e fundit e ka kundër Uellsit më 16 korrik.
Kroacia është në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Uellsi në vendin e dytë me tetë pikë. Ukraina është në vendi ne tretë me pesë pikë. Të martën Ukraina dhe Uellsi luajtën baras 2:2.