Kroacia është shpallur kampione e Evropës në vaterpolo.
Të shtunën mbrëma në finale, Kroacia ka fituar ndaj Hungarisë me rezultatin 10:9. Dallimi është bërë në çerekun e dytë të cilën kroatët e fituan 1:0. Tre çerekët tjerë kishin rezultat të barabartë.
Rino Buriq dhe Konstantin Kharkov shënuan nga tri gola për Kroacinë. Szilard Jansik dhe Erik Molnar shënuan nga dy gola për Hungarinë.
Evropiani në vaterpolo u zhvillua në Split të Kroacisë. Në ndeshjen për vend të tretë, Spanja fitoi 7:6 ndaj Italisë.