Manchester Unitedi mund të ketë marrë një goditje më të madhe financiare nga pandemia COVID-19 se skuadrat tjera të mëdha të Premier Leagues. Nuk është e qartë se sa para do të jenë në dispozicion të Ole Gunnar Solskjaerit për të transferuar lojtarë gjatë kësaj vere. Këtë e ka thënë vetë trjaneri i Unitedit.
Unitedi në maj hoqi dorë nga objektivi financiar vjetor, pas humbjeve prej 28 milionë dollarë në të ardhura, për shkak të stinorit të pezulluar pas paraqitjes së koronavirusit.
Premier League ka rifilluar këtë muaj, por pa shikues në stadiume. Solskjaer ka thënë se Unitedi, që ka obligime prej 429 milionë funtesh, do të ketë qasje të kujdesshme në shpenzime.
“Ne duhet të bëjmë një shikim të kujdesshëm të gjërave për të kuptuar se sa shumë jemi goditur. Nuk më takon mua që të them se do të kemi X shumën, pasi unë vërtetë nuk e di. Financiarisht jemi klub i fortë, por me gjasë jemi goditur më shumë se çdo klub tjetër”, ka thënë Solskajer.
Unitedi është i pesti në Premier League, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro.
Vendi i pestë pritet të ofrojë biletë për Ligën e Kampionëve, për shkak se Manchester City është i pezulluar sa i takon futbollit evropian. City ka apeluar vendimin.
Edhe
Presioni rritet mbi yjet e Unitedit për ta dëshmuar vlerën e tyre
Man Utd mund të kualifikohet në Champions edhe përmes Ligës së Evropës.
“Të shohim se sa shpejtë mund të kthejmë shikuesit në stadium. Ka shumë gjëra të paqarta dhe të gjithë janë të pasigurt për efektin e krizës”, ka theksuar Solskajer.