Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kritikat e Mourinhos ndaj Shaw i krijojnë probleme Unitedit për transferimin e Bale

Kritikat publike të Jose Mourinhos ndaj Luke Shaw raportohet se ia kanë zbehur shanset Manchester Unitedit për transferimin e Gareth Bale nga Real Madridi.

Përfaqësuesit e Bale, të cilët punojnë edhe me mbrojtësin anglez Shaw, raportohet se janë të pakënaqur me trajtimin që Mourinho ia ka bërë 23-vjeçarit në Old Trafford, raporton The Mail.

Mbrojtësi i krahut të majtë u kritikua publikisht pasi u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë në fitoren 2 me 0 në FA Cup kundër Brightonit.