Luke Shaw nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Premier Ligës në këtë sezonë.
22 vjeçari nuk po arrin që të gjejë hapësirë në ekipin e Jose Mourinho-s në këtë sezonë, duke bërë vetëm paraqitjen e dytë në Kupën Carabao, si zëvendësim përballë Swansea-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, portugezi nuk e ka përjashtuar mundësinë që anglezi të ketë hapësirë për të treguar veten, por sipas tij tani nuk është momenti i duhur, transmeton ksp.
“Ai ka të ardhme këtu por situata nuk është e lehtë sepse ai vjen nga lëndime të shumta, dhe i duhet që të luajë në dy apo në gjashtë ndeshje me radhë, të bëjë gabime, të fitojë kondicionin e duhur, dhe unë nuk kam mundësi t’i jap këtë për momëntin. Por ai është pjesë e skuadrës, është duke punuar dhe ndoshta do të ketë mundësinë e tij”, ka theksuar Mourinho.
Shaw është transferuar në vitin 2014 nga Southampton te Unitedi, duke bërë vetëm 49 paraqitje për skuadrën deri më tani, në një periudhë të ndikuar nga lëndimet e shumta.