Ylli i basketbollit grek, Giannis Antetokounmpo, është zgjedhur lojtari më i vlefshëm (MVP) i stinorit, që sapo përfundoi në NBA. I njohur ndryshe me nofkën “Krijesa greke”, 24- vjeçari i Milwaukee Bucks mori më shumë vota sesa James Hardeni i Houstonit për të fituar epitetin e më të mirit.
“Para dy apo tre vjetësh kisha një synim në kokën time dhe ai ishte të bëhem lojtari më i mirë”, tha Antetokounmpo, shkruan sot Koha Ditore.
“Do të bëj gjithçka që duhet për ta mbajtur këtë epitet edhe në vitet e tjera. Çdoherë që futem në parket mendoj për babanë tim dhe kjo më motivon që të luaj më mirë”. Basketbollisti meritat më të mëdha për etikën e punës që ka ia adreson babait të tij të ndjerë, që e ka mësuar të luftojë dhe të mos dorëzohet kurrë.
Dhe, Antetokounmpo është dashur shumë të luftojë, meqë ishte një fëmijë emigrantësh në Greqinë jo shumë të hapur dhe miqësore për të huajt. Drejtori i përgjithshëm i Bucksit, John Horst, tha se epiteti i MVP-së ishte një rezultat i punës dhe përkushtimit të lojtarit.
Me origjinë nigeriane
Antetokounmpo lindi në kryeqytetin grek, Athinë, më 6 dhjetor 1994. Prindërit e tij, Veronica dhe Charles Antetokounmpo, emigruan në Greqi pas largimit nga kryeqyteti tregtar i Nigerisë, Lagos, në fillim të viteve ‘90.
Edhe
Ndikimi i madh i Kostas Antetokounmpos te Greqia
U pajis me nënshtetësi greke në moshën 18-vjeçare
Ligjet greke të emigracionit janë të tilla që fëmijët e emigrantëve nuk mund të aplikojnë për shtetësi derisa të mbushin 18 vjeç....
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)