Kreu i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Yoshiro Mori, do të jap dorëheqje pasi është kritikuar për gjuhën e papërshtatshme që ka përdorur në lidhje me gratë, raporton BBC.
Mori 83-vjeçar kishte thënë se gratë flasin tepër dhe se takimet me shumë gra në bord të drejtorëve do të merrnin tepër kohë.
Mori u kritikua ashpër dhe ai kërkoi falje, por tha se nuk do të jap dorëheqje.
Mirëpo, presioni është rritur ndaj tij për të dhënë dorëheqje.
Mori, ish-kryeministër i Japonisë, pritet të jap dorëheqje formalisht në një takim të komitetit të premten.
Artikuj të ngjashëm
-
Jep dorëheqje Kreu i LO “Tokio 2020”
-
Kreu i LO “Tokio 2020”, Mori, kërkon falje për përdorim të gjuhës seksiste
-
Shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike
-
Nuk përjashtohet mundësia e anulimit të Lojërave Olimpike në momentet e fundit
-
“Tokio 2020”: Lojërat Olimpike në vitin 2021 do të thjeshtohen