Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

David Silva në plane të Milanit

Krerët e Milanit kanë kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Manchester Cityt, David Silva, shkruan “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.net.

David Silva 34-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në fund të këtij edicioni. Ai te klubi anglez gjendet që nga vera e vitit 2010. Për yllin spanjoll po interesohen edhe klube nga liga MLS e SHBA-së. Por, krerët e Milanit shpresojnë të sigurojnë transferimin e tij.

Silva këtë stinor për Manchester Cityn ka luajtur 28 ndeshje, duke realizuar tre gola dhe asistuar tetë tjerë.

Artikuj të ngjashëm