Distria Krasniqi është duke kaluar në një formë të shkëlqyer, dhe synon që medalje Kosovës t’i sigurojë edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Në mesin e xhudistëve që po arrijnë suksese jashtë vendit, është edhe Distria Krasniqi, e cila po synon që Kosovës t’i sjellë medalje nga Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Krasniqi, e cila tashmë po bëhet gati për këto lojëra, thotë se tashmë është adaptuar në kategorinë 48 kilogramë dhe ka arritur pikët e nevojshme për pjesëmarrje, transmeton KP.
“Është hera e parë që kam arritur të shkoj në finale në një ‘Grand Slami’, dihet tash që ‘Grand Slam’ ‘dhe Grand Prix’ në xhudo janë shumë të forta pasi që ka filluar të bëhet kualifikimi edhe mbledhja e pikëve për t’u kualifikuar për Tokio. Kështu që unë kam mbledhur pikët për Tokio, shpresoj të kualifikohem atje dhe të kthehem me medalje”, tha Krasniqi.
Së fundmi Krasniqi rrëmbeu medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.