Liridon Krasniqi ka fituar tjetër trofe me skuadrën e tij, Kedah në futbollin malajzias.
Mesfushori kosovar festoi triumfin në finale të Kupës FA dhe për të ky është trofeu i katërt prejse është transferuar në Malajzi.
25-vjeçari, në një prononcim për emisionin SPORT, u shpreh i kënaqur me këtë sukses.
Krasniqi është i kënaqur me paraqitjet e deritashme në sezonin e ri.
Mesfushori mendon se paraqitjet e mira në Malajzi do ta ndihmojnë që të ftohet nga përzgjedhësi Bunjaki për ndeshjen me Turqinë. Megjithatë, lojtari ka një ftesë për Bunjakin dhe FFK-në.
Sezonin e kaluar, Kransiqi ishte shpall lojtari më i mirë i huaj dhe ishte përfshirë në 11-shen më të mirë të vitit.
Artikuj të ngjashëm