Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi më 5 shtator debuton me Malajzinë

Mesfushori nga Kosova, Liridon Krasniqi, do të jetë përforcim i madh i Përfaqësueses së Malajzisë në tentim për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror "Katari 2022".

27-vjeçari do të jetë pjesë e Malajzisë për raundin e dytë eliminator të Azisë për botërorin që do të mbahet pas tre vjetësh. Mediumet malajziane kanë konfirmuar të hënën se Krasniqi tashmë është pajisur me nënshtetësi dhe ka të drejtë loje në këto eliminatore, shkruan sot Koha Ditore.

Ai do të debutojë te Malajzia më 5 shtator në ndeshjen kundër Indonezisë. Kjo përballje i takon Grupit G eliminator, të cilin e përbëjnë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnami e Tajlanda. Fituesi i grupit, do të avancojë në raundin e tretë eliminator përmes të cilit pastaj kërkohet kualifikimin për botërorin "Katari 2022".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)