Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi që të shtunën u bë kampion bote, ka thënë se beteja deri në këtë triumf ka zgjatur 15 vjet.
Ai nokautoi në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, dhe në versionin IBO.
“I uroj Dominicut rikthim të shpejtë. Jemi familje e madhe... Kjo luftë ka zgjatur 15 vjet. Kam pasur ulje dhe ngritje. Kam qarë, kam qeshur. Tani kam arritur të përmbush ëndrrat e mia”, është shprehur Krasniqi pas meçit.
Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist. Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare.
-
Krasniqi krenar që u bë kampion bote, thotë se i vetëm nuk do të arrinte në këtë pikë
-
IBO nuk do ta rivlerësojë meçin Krasniqi - Boesel
-
Gjyqtarët e angazhuar nga Krasniqi vlerësojnë se ai ka fituar duelin me Boeselin
-
Krasniqi në formën më të mirë për rimeçin me Boeselin
-
Dueli Krasniqi – Boesel po ngjallë interesim të madh