Mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi, është kthyer te Prishtina.
30-vjeçari është larguar nga Ballkani për t’iu bashkuar kryeqytetasve, shtatë vjet pas largimit nga “Plisat”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Prishtina, Krasniqi ishte paraqitur për pesë vjet, nga edicioni 2008-2013, në 137 ndeshje zyrtare e duke fituar tre tituj kampioni, një kup e dy superkupa.
Pas Prishtinës, kishte luajtur te Partizani në Tiranë, Teuta në Durrës, Istog, Gjilan, Flamurtar të Vlorës, Ferronikel, Llap, Vëllaznim e Ballkan.
“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.