Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi është shprehur i bindur në fitore ndaj gjermanit Dominic Boesel në luftën e të shtunës mbrëma. Krasniqi do të përballet me Boeselin për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA dhe titullin në versionin IBO.
“Unë thjeshtë dua të luftojë. E kam dëshmuar shpesh se kjo është forca ime, vullneti im është i palëkundur. Ëndrra për fitimin e titullit të botës duhet të realizohet tash në tentimin e tretë”, ka thënë Krasniqi sot në konferencë për media.
Për të është hera e tretë që lufton për titull bote. Në dy herët e kaluara ai kishte humbur.
Kampioni Boesel thotë se do të shkojë për nokaut.
“Unë dua të përfundojë meçin para kohe, do të shkojë për nokaut”, ka thënë Boesel.
Edhe
Krasniqi më 9 tetor mbron titullin e botës në boks
Krasniqi thotë se kjo do të jetë një nga meçet e tij më të mëdha.
“Për mua është e qartë se është një prej meçeve më të mëdha të mia. Nuk mund të planifikosh kurrë një meç, për këtë arsye nuk flas për nokaut. Por mund të kesh ëndrra të mëdha”, ka deklaruar Krasniqi.