Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi humb titullin IBO, mposhtet nga Boeseli

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi nuk ka arritur ta mbrojë titullin IBO në kategorinë gjysmë të rënde, duke u mposhtur me vendim të gjyqtarëve nga Dominic Boesel.

Krasniqi ishte më i mirë në rundat e parë të meçit, por Boeseli arriti të kthehej në rundat e ardhshëm. Krasniqi në fund u shpreh tejet i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve, i cili mbetet i diskutueshëm. 

Maab ishte i vetmi që e vlerësoi më lartë shqiptarin duke e notuar me 115 pikë, një më shumë se Boeselin (114 pikë). Mirëpo, për Morales pikët ishin 112 – 116 në të mirë të Boesel, derisa Putz vendosi pikët 114 – 115. Krejt në fund, Boesel fitoi me pikë 345 – 341.

Krasniqi kishte fituar titullin IBO disa muaj më parë, duke mposhtur pikërisht Boeselin, por ky i fundit arriti ta merrte rripin në rimeçin e sontëm.