Euron Krasniqi është ftuar për prova në njërin prej klubeve më të njohura në Belgjikë, Standard Liege.
18-vjeçari është pjesë e shkollës “Top Football”, ndërsa luan si mesfushor.
Menaxheri i Euronit, Lulzim Murtezaj, ka thënë se ky është një tjetër lajm i mirë për futbollin kosovar. Krasniqi vlerësohet për pasime të sakta e vizion të mirë të lojës.