Ndonëse ka shkruar historinë, patinazhisti holandez Sven Kramer nuk e ka ndërmend të ndalet.
Kramer 31-vjeçar është bërë garuesi i parë në patinazh të shpejtësisë që ka fituar tri medalje të arta olimpike në disiplinën e njëjtë, duke fituar garën 5.000 metra patinim të shpejtë të dielën në “Pyeongchang 2018”, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, mendja e tij menjëherë është kthyer te një medalje që i kishte ikur nga dora.
Tetë vjet më parë, në Lojërat Dimërore në Vancouver, Kramer bëri një gabim që i kushtoi me humbje të artës në 10 kilometra patinim të shpejtë, që është distanca më e gjatë olimpike në patinazh të shpejtë dhe distancë ku ka dështuar të ngadhënjejë në skenën më të madhe.
Ndonëse në Vancouver kishte hyrë në finish i pari, Kramer ishte diskualifikuar pasi kishte zgjedhur korsinë e gabuar. Ai u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë në “Sochi 2014”, pasi përfundoi prapa bashkëkombësit, Jorrit Bergsma.
“Mendoj se nuk është sekrete që e arta në 10 kilometra vërtet është e rëndësishme për mua”, ka thënë Kramer pasi fitoi të artën në 5.000 metra. “Është vërtet e vështirë. Unë kam fituar shumë në Lojëra Olimpike, por edhe kam humbur shumë”.
Edhe
Bart Swings i Belgjikës, më i shpejti në patinazhin e shpejtë
Kramer ka fituar 10 kilometërshin pesë herë në kampionat botëror dhe e ka thyer tri herë rekordin e botës.
Ai është i përkushtuar të japë çdo gjë nga vetja në garën e së enjtes, ku do të jetë kundër kampionit olimpik në fuqi Bergsma dhe rekordmenit aktual të botës, Ted-Jan Bloemen të Kanadasë. Bloemen të dielën në 5.000 metra doli i dyti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)