Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kramariq në radarin e Liverpoolit

Sulmuesi Andrej Kramariq është një nga synimet e Liverpoolit për afatin kalimtar të verës, raporton Sport Bild.

Sulmuesi kroat ka kaluar një sezon të shkëlqyer te Hoffenhemi, duke shënuar 18 herë në 36 paraqitje, transmeton Koha.net.

Kramariq u bashkua me klubin gjerman verën e kaluar, pas dy sezoneve jo të mira me Leicesterin në Premier Ligë, duke shënuar vetëm katër gola.

Në garë për të raportohet se janë edhe Tottenhami, Atletico Madridi, Juventusi e Interi.

Artikuj të ngjashëm