Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kovalev hap rrugën për meçin me yllin më të madh të boksit

Saul “Canelo” Alvarez po pritet të jetë kundërshtari i radhës i Sergey Kovalevit për titull bote në peshën gjysmë të rëndë në boksin profesionist. 

Kovalev ka mbrojtur titullin në versionin WBO për herë të parë, në një meç të zhvilluar në vendlindje, duke mposhtur britanikun Anthony Yarde me nokaut në raundin e 11-të, të shtunën mbrëma, shkruan sot Koha Ditore.

Meçi u zhvillua në “Traktor Sport Palace” në Chelyabinsk të Rusisë. Boksieri rus me seli në Los Angeles, po luftonte në qytetin e tij të lindjes për herë të parë në dhjetë vjetët e tij në boks profesionist dhe shënoi një fitore bindëse para 7500 shikuesve.

 Fitorja me gjasë do t’i hapë rrugën për një meç me kampionin e botës në peshën e mesme, meksikanin Alvarez më 2 nëntor. Alvarez vlerësohet ylli më i madh i boksit.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)