Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiq ka pyetur klubin e Real Madridin për mundësinë që ta lë të lirë largohet, raporton Marca.
E përditshmja spanjolle raporton se mesfushori i talentuar kroat është takuar për herë të parë me trajnerin e ri të Real Madridit, Julen Lopetegui, të cilit i ka treguar për kërkesën e tij për largim, transmeton Koha.net.
Raportohet se trajneri spanjoll ka tentuar që ta bindë Kovaçiqin të qëndrojë, por lojtari është i bindur së gjëja më e mirë për karrierën e tij është që të largohet nga Santiago Bernabeu.
Artikuj të ngjashëm