Ish-trajneri i Bayern Muenchenit, Niko Kovaç është kandidat për të marrë drejtimin e Herthas së Berlinit në verën e vitit të ardhshëm, raporton revista “Kicker” të enjten.
Ante Çoviq është liruar nga posti i kryetrajnerit të Herthas dhe është zëvendësuar deri në fund të stinorit gna ish-seleksionuesi i Gjermanisë dhe SHBA-së, Juergen Klinsmann.
Mirëpo, raportohet se Niko Kovaç është në krye të listës së dëshirës së Herthas për të marrë postin e kryetrajnerit nga stinori i ardhshëm, transmeton Koha Ditore.
Kovaç është shkarkuar nga Bayern Muencheni pak javë më parë pas një starti të dobët të stinorit. Më herët ai kishte drejtuar edhe Eintracht Frankfurtin dhe po ashtu përfaqësuesen e Kroacisë.