Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly mund të mos luajë kundër Barcelonës

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly ende nuk po stërvitet rregullisht me Napolin dhe ka gjasa të mungojë në dy ndeshjet e radhës kundër Brescias e Barcelonës, bën të ditur “Sky Sport Italia” të mërkurën.

Reprezentuesi i Senegalit ka marrë një lëndim të kofshës më 15 dhjetor, ndërsa është kthyer më 9 shkurt në ndeshje ndaj Lecces. Mirëpo, ai nuk ishte në formën më të mirë fizike dhe u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Cagliarit. Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso konfirmoi se mbrojtësi ndjeu dhembje në kofshën e tij.

Koulibaly nuk ka stërvitur sot dhe nuk pritet të stërvitet as të enjten. Ai do të mungojë në ndeshjen e Serie A ndaj Brescias të premten dhe duket se do të mungojë edhe ndaj Barcelonës javën e ardhshme në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm