Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly pritet të mungojë së paku një muaj për shkak të lëndimit, njofton “Corriere dello Sport” të hënën.
Mbrojtësi u zëvendësua pas vetëm pesë minutave në ndeshjen që Napoli e humbi 2:1 ndaj Parmës, pasi u lëndua në tentim për të ndjekur Dejan Kulusevskin në aksionin e shënimit të golit të parë. Koulibaly mbante këmbën ndërsa u largua anash fushës.
Raportohet se ai pritet të mungojë së paku një muaj.
Reprezentuesi i Senegalit pritet të humbasë ndeshjet ndaj Sassuolos, Interit, Lazios dhe me gjasë edhe atë të Kupës së Italisë kundër Perugias.
Është një lajm i keq për trajnerin e ri të Napolit, Gennaro Gattuso, dhe një goditje në gjasat për të zënë një vend në katërshen e parë.