Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly - kapiteni i vërtetë, lideri dhe legjenda

Kalidou Koulibaly mbetet prej futbollistëve që i beson thënies së vjetër që “kushdo që shkon te Napoli qanë dy herë: një herë kur arrin dhe një herë kur largohet”.

Do të ketë lot pra, largimi i tij nga Napoli është konfirmuar. Dhe jo vetëm nga lojtari, por nga të gjithë që janë të lidhur me klubin.

Në fakt, tifozët me dëshpërim po mundohen ta shohin anën e ndritur: Koulibaly mund të jetë larguar, por të paktën nuk shkon te Juventusi.

Kjo do të ishte e papranueshme. Për ta do të ishte edhe më keq sesa kur e humbën Gonzalo Higuainin në vitin 2016, te rivali i urryer.

Në atë kohë, disa tifozë dogjën fanellën me numrin nëntë. Të tjerë e hodhën atë në tualet. Një restorant lokal u premtoi klientëve pica “Margarita” për vetëm 1 euro kur ish-idhulli i tifozëve të pësonte dëmtimin e parë në Torino. Madje lëvizja e tij u komentua edhe nga një prift napolitan, i cili e shihte transferimin e Higuainit si dobësi njerëzore.

Edhe Napoli kërkon 40 milionë euro për Koulibalyn Sport Napoli kërkon 40 milionë euro për Koulibalyn

Edhe sot, nëse bëni shëtitje në rrugën e famshme të qytetit “Via Gregorio Armeno”, mes portreteve dhe busteve të Diego Maradonas dhe Pino Danieles, mund të shihni portrete të Higuainit të etiketuara me “Tradhtari”.

Në Napoli, tifozët as nuk e kanë falur dhe as nuk e kanë harruar tradhtinë e Higuainit. Kështu, tifozët u ndien më të lehtësuar kur u arrit marrëveshja që Koulibaly për 34 milionë funte t’i bashkohet Chelseat, pasi alternativa e vërtetë - transferimi te Juve, që është duke kërkuar zëvendësues për Giorgio Chiellinin – do t’i shkatërronte ata.

Mbi të gjitha, në Napoli, senegalezi ishte edhe më i dashur sesa Higuaini. Sulmuesi argjentinas mund t’i ketë kaluar tri edicione të shkëlqyera me Napolin, duke thyer rekordin me më së shumti gola brenda një edicioni të Serie A, por Koulibaly i ka shërbyer klubit për tetë vjet.

Në fakt, plani ishte që ai të bëhej kapiten i klubit këtë edicion, pasi në të kaluarën ishte kapiten i dytë pas Lorenzo Insignes, i cili u transferua te Toronto.

një përpjekje e admirueshme por dëshpëruese për ta bindur kapitenin e dytë ta vazhdonte kontratën që i skadon verën tjetër. Keq për Napolin, por Koulibaly papritur vendosi që në moshën 31-vjeçare ta testojë veten në një nga klubet elitare të Evropës.

Në fakt është befasuese që ka zgjatur kaq shumë. Klube shumë herë më të pasura kanë provuar disa herë që ta largojnë atë nga Napoli. Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, madje kishte bërë të ditur se kishte refuzuar ofertë prej 120 milionë eurosh, e besuar se kishte ardhur nga qyteti i Manchesterit vite më parë.

Vetëm një trofe

“Fatkeqësi” e madhe, natyrisht, është se Koulibaly e ka ngritur vetëm një trofe të madh me Napolin, atë të Kupës së Italisë në vitin 2020, gjatë një prej periudhave më të forta në historinë e klubit.

Është e pamundur të mos e kujtosh mundësinë e artë të humbur për ta fituar të paktën një herë “Scudetton” gjatë asaj kohe, të paktën në edicionin 2017/18, kur vetë Koulibaly kishte shënuar gol me kokë në fitoren në Torino dhe e kishte afruar Napolin në vetëm një pikë me liderin Juventusin, katër xhiro para fundit.

Kur ekipi ishte rikthyer në Napoli atë natë, ishin rreth 20 mijë tifozë që i prisnin lojtarët.

Disa njohës të futbollit i kanë akuzuar ata se kanë bërë gabim me këtë festë, sikur ta kishin fituar titullin. Ndoshta kritikat ishin të duhura.

Menjëherë në javën tjetër, Koulibaly ishte përjashtuar nga loja pas faullit të ashpër të shkaktuar në Giovanni Simeonen, vetëm pas tetë minutash lojë kundër Fiorentinas në “Stadio Artemio Franchi” dhe më pas disfata 3:0 i zvogëloi menjëherë shpresat e Napolit për titull, edhe pse skuadra arriti ta përfundonte sezonin më të mirë, me rekordin e 91 pikëve.

Madje edhe sezonin e kaluar, napolitanët ishin në një luftë në treshe për ta fituar “Scudetton”, me fituesin në fuqi në atë kohë, Interin, dhe kampionin e tanishëm, Milanin. Ishin në vendin e parë në tabelë kur kishin mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.

Megjithatë, nuk shënuan sukses për shkak të serisë prej vetëm tri fitore në shtatë ndeshje mes 6 marsit dhe 24 prillit, ndërsa pësuan disfatë në shtëpi nga Milani.

Deri në atë pikë spekulimet për një transferim nisën të rriten, sidomos pas paraqitjes kolosale nga Koulibalyt në Ligën e Evropës në përballjen me Barcelonën në “Camp Nou”. U fol shumë se ai mund të transferohej në Kataluni.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, e quajti paraqitjen e mbrojtësit atë natë si “të frikshme”.

“E pëlqej Kalidoun”, u tha ai gazetarëve italianë. “Gjëja që më mahnit mua është qetësia e tij dhe niveli i autoritetit që ia sjell atij roli. Koulibaly është i gatshëm dhe ai e ka këtë aftësinë e jashtëzakonshme për t’i kontrolluar ndeshjet”.

Statistikat natyrisht i mbështetin lëvdatat e Spalletit. Që nga transferimi i Koulibalyt në Itali në vitin 2014 nga Genku për vetëm 8 milionë euro, asnjë lojtar nuk ka kompletuar më shumë pasime se ai (14.528), nuk ka fituar më shumë ndërhyrje (344) dhe nuk ka bërë më shumë rikuperime të topit (1716) në Serie A.

Edhe Koulibaly do të mbetet te Napoli Sport Koulibaly do të mbetet te Napoli

Njerëzit mund ta nënçmojnë lojën në Itali nëse dëshirojnë, por padyshim se nuk ka pasur qendërmbrojtës me vazhdimësi më të mirë në botën e futbollit, qëkur ai u kthye nga sezoni i tij i parë i vështirë në Napoli, për ta çuar lojën e tij në një tjetër nivel me Maurizio Sarrin.

I veçantë edhe te Senegali

Dhe nuk është se ai nuk e ka përcjellë të njëjtën formë edhe në nivel përfaqësuesesh. Pasi mungoi në disa ndeshje të grupit këtë vit në Kupën e Afrikës për shkak të Covid-19, ai u kthye dhe luajti në çdo minutë - në mënyrë të përsosur – teksa ishte prej më të mirëve në triumfin e Senegalit.

Ai veçanërisht ishte i jashtëzakonshëm në finale. Ndihmoi ta mbante të qetë Mohamed Salahun, kishte 15 topa të fituar, më shumë se çdo futbollist tjetër në fushë, ndërsa pati më së shumti prekje të topit (105) dhe arriti të bënte më së shumti pasime të sakta (81).

Është shumë e drejtë të thuhet se portieri Edouard Mendy do të jetë shumë i kënaqur që para tij në mbrojtje në sezonin tjetër do të jetë kapiteni i shtetit që përfaqëson.

Përderisa mosha 31-vjeçare e Koulibalyt mund të jetë shqetësuese për disa tifozë të Chelseat, trajneri Thomas Tuchel nuk do të mund të gjente një person tjetër të kompletuar sa ai për ta zëvendësuar Thiago Silvan në qendër të mbrojtjes së “bluve”.

Koulibaly është shembull se si duket një kapiten, lider dhe legjendë –të cilin Napoli do ta ketë shumë të vështirë për ta zëvendësuar.

Spalletti është i vetëdijshëm për atë gjë. Ai e ka ditur se sa qendërmbrojtës i mirë ishte Koulibaly, para se ta merrte drejtimin e skuadrës në verë.

Më pak se dy muaj pas arritjes, Spalletti u shpreh se nuk ka punuar asnjëherë me ndonjë lojtar më mirë se me të, duke shtuar se “ai nuk është vetëm i mirë si lojtar, por edhe si njeri”.

Për ta mbështetur argumentin e tij, ish-trajneri i Romës dhe Interit bëri të ditur se gjatë pushimit të parë të përfaqësueseve në shtatorin e kaluar, Koulibaly kishte bërë çmos për t’u rikthyer në Itali në kohë, për ndeshjen e rëndësishme kundër Juves.

“Kalidou e ndërroi dy herë aeroplanin për ta përshpejtuar ardhjen”, kishte thënë Spalleti në konferencën për shtyp. “Më pas nga aeroporti, shkoi direkt në stërvitje, pa u ndalur në shtëpi. Kjo është e jashtëzakonshme! Në aspektin e prezantimit praktik të ushtrimeve të cilat mund t’i përcjellin të tjerët, ai është i shkëlqyer. Nëse të gjithë do të ishin vetëm pak sa Kalidou, jeta do të bëhej më e lehtë”.

Duke parë përkushtimin e vazhdueshëm të Koulibalyt në këtë kauzë, Spalletti nuk është edhe aq i mërzitur që senegalezi ka vendosur të largohet. Në fakt, ai mendoi se Kalidou do të largohej verën e kaluar, e madje në një pikë kërcënoi duke thënë se do të lidhej me të me një zinxhir, pasi dëshironte me çdo kusht që ai të qëndronte në “Stadio Diego Armando Maradona” edhe për një sezon.

Spalletti thjesht i është falënderues Koulibalyt që qëndroi dhe përderisa e përgëzoi atë për ndihmën që ia dha për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për edicionin 2022-23, shtoi: “Ne asnjëherë nuk do të ndalemi së falënderuari atë për çdo gjë që na mësoi. Mjerë ata të cilët i thonë diçka për këtë largim”.

Pra, nuk do të ketë reagim të ngjashëm për Koulibalyn, siç pati me Higuainin.

Ai gjithmonë i ka falënderuar tifozët që e kanë bërë atë dhe familjen e tij të ndihet si në shtëpi në Napoli, e madje duke e përkrahur edhe Senegalin përderisa ishte në detyrë me përfaqësuesen.

Në fakt, ai kishte mesazhe të pafundme përkrahjeje përgjatë edicionit të Kupës së Afrikës.

Ai vazhdimisht ka folur për krenarinë që fëmijët e tij u lindën në Napoli, duke nënvizuar se çfarëdo fundi të ketë, ai e ka krijuar lidhjen me qytetin dhe njerëzit e atij vendi.

Edhe Juventusi insiston për Koulibalyn Sport Juventusi insiston për Koulibalyn

Tifozët do të jenë të mërzitur se periudha e Koulibalyt ka mbaruar, por krenar që e kanë përjetuar. Dhe se nuk iu bashkua Juventusit, natyrisht.

premtoi dimrin e kaluar se nuk do ta linte Napolin për skuadrën e Torinos dhe pa befasi, e dëshmoi se është njeri i fjalës.