Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë”

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly aktualisht është mbrojtësi më i mirë në botë, madje edhe më i mirë se Sergio Ramos, thotë Guglielmo Stendardo.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Lazios dhe Atalantas duke folur për Radio Kiss Kiss ka shprehur admirimin e tij për mbrojtësin e Napolit, që është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.

“Koulibaly aktualisht është mbrojtësi më i mirë në botë. I vetmi që i afrohet atij është Sergio Ramosi, që për mua është inferior në aspektin fizik ndaj yllit të Napolit, që është një atlet perfekt. Ai është përmirësuar shumë në tri vitet e fundit nën menaxhimin e Maurizio Sarrit me topin në këmbë, duke u bërë shumë i mirë për të ndërtuar lëvizjet nga mbrojtja”, është shprehur ai.