Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly caku kryesor i Unitedit

Foto: Reuters

Manchester Unitedi e ka caktuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, si cakun kryesor për ta transferuar këtë verë.

Megjithatë, sipas “Daily Mirror”, Unitedi do të duhet të thyejë rekorde për të transferuar mbrojtësin.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, më parë kishte thënë se e kishte refuzuar një ofertë 100 milionë euro për 27-vjeçarin dhe se klubet angleze duhet të ofrojnë më shumë.

Shifra më e lartë për transferimin e një qendërmbrojtësi deri tash mbetet ajo e vitit 2018 kur Liverpooli transferoi Virgil Van Dijkun nga Southamptoni për 75 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm