Kosta Rika është përfaqësuesja e fundit që kualifikohet për Botërorin e futbollit “Katari 2022”. Biletën për në Botërorin e këtij viti, Kosta Rika e siguroi të martën mbrëma. Në ndeshjen e plejofit ndërkontinental, Kosta Rika e mposhti Zelandën e Re.
Ndeshja në Al Rayyan të Katarit, përfundoi me rezultatin 1:0. Golin e vetëm për Kosta Rikën e shënoi Joel Campbell. Ai realizoi që në minutën e tretë të takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosta Rika u paraqit në plejofin ndërkontinental si e katërta në raundin e tretë të kualifikimeve në CONCACAF. Zelanda e Re u paraqit si fituese e kualifikimeve të Oqeanisë.
Kosta Rika për herë të gjashtë do të luajë në Botëror. Debutoi në vitin 1990, kur arriti deri në një të tetën e finales. Në vitin 2002 dhe 2006 u ndal në fazën grupore. Në vitin 2014 arriti deri në çerekfinale, kurse në Rusi në vitin 2018 u ndal në fazën grupore.