Gjermania ka paguar çmim të lartë për lëshimin e pikëve në dy ndeshjet e para. Me gjithë fitoren e së enjtes ndaj Kosta Rikës, Gjermania nuk ka avancuar në fazën nokaut në Kupën e Botës në Katar. Për herë të dytë rresht, Gjermania ndalet në fazën grupore. Gjermania përfundoi e treta në Grupin E me katër pikë. Tutje nga ky grup kanë avancuar Japonia me gjashtë pikë dhe Spanja me katër pikë. Spanja ka goldallim dukshëm më të mirë se Gjermania. Fitorja 2:1 e Japonisë ndaj Spanjës, ka lënë Gjermaninë jashtë fazës së dytë.
Gjermania në ndeshjen e parë kishte pësuar 2:1 nga Japonia e më pas barazoi me shumë mund, 1:1, ndaj Spanjës. Ndeshja me Kosta Rikën ishte shumë interesante. Gjermania kaloi në epërsi 1:0 në minutën e dhjetë. Serge Gnabry ishte realizator.
Gjermanët dominuan plotësisht në pjesën e parë, por nuk shënuan gola të tjerë. Më pas Kosta Rika befasoi duke shënuar dy gola në mesin e pjesës së dytë. Yeltsin Tejeda barazoi shifrat në minutën e 58-të, ndërsa për 2:1 shënoi Juan Pablo Vargas në minutën e 70-të. Por gjermanët nuk u ndalën. Kai Havertz barazoi shifrat në minutën e 73-të, ndërsa për 3:2 i njëjti lojtar shënoi në minutën e 85-të. Në minutën e 89-të, Niclas Fuellkrug shënoi për 4:2. Kosta Rika e mbylli Botërorin me tri pikë, falë fitores ndaj Japonisë.
Zëvendësuesi Niclas Fuellkrug ka shënuar edhe një gol për skuadrën e Gjermanisë që po fiton ndaj Kosta Rikës, 4:2. Fuellkrug shënoi në minutën e parë të kohës shtesë pas asistimit të Leroy Sanes.
Goli u pranua pas konsultimit me VAR-in. Gjermanisë i duhet barazimi i Spanjës për të kaluar tutje.
Gjermania ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Kosta Rikës. Për 3:2 ka shënuar Kai Havertz në minutën e 85-të.
Kosta Rika ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Dhe Gjermania me shumë gjasa do të eliminohet në fazën grupore. Për 2:1 Kosta Rika ka shënuar në minutën e 70. Vargas ishte realizator.
Gjermania po shkon drejt eliminimit nga Kupa e Botës. Kosta Rika ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj gjermanëve.
Është Yeltsin Teneda që barazoi shifrat në minutën e 59-të. Me rezultatet aktuale, Gjermania është e fundit në grup.
Gjermania ka dominuar në fushë, por ka realizuar vetëm një gol në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Kosta Rikës.
Gnabry realizoi në minutën e dhjetë. Me rezultatet aktuale, Gjermania avancon në fazën nokaut.
Gjermania po fiton 1:0 ndaj Kosta Rikës në ndeshjen vendimtare për kalim tutje.
Serge Gnabry ka shënuar golin në minutën e dhjetë.
Gjermania është duke dominuar plotësisht në ndeshjen ndaj Kosta Rikës.