Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Suedinë, e cila luhet të dielën në 20:45 njëkohësisht do të jetë e para për “Dardanët” sa i përket ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.
Për këtë takim, Challandesi do të ketë mungesa kyçe si ajo e Valon Berishës, Amir Rrahmanit, Ibrahim Dreseviqit dhe Arijanet Muriqit.
Në stërvitjen e sotme, Challandes është parë duke i dhënë instruksione individuale Bersant Celinës.

Në grupin B për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katari 2022” me Kosovën gjenden Suedia, Greqia, Spanja dhe Gjeorgjia.

Artikuj të ngjashëm
-
Suedia zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën
-
Kosova po i vazhdon stërvitjet për dy ndeshjet e radhës
-
Kosova zhvendoset në Hajvali për fazën finale të përgatitjeve
-
Kastrati e Celina, mungesat në stërvitjen e së martës
-
“Dardanët” e motivuar, sonte nga ora 20:45 presin suedezët në “Fadil Vokrri”