Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 me mungesa ndaj Gjermanisë, ka optimizëm

Përfaqësuesja e Kosovës U21, të shtunën ka mbajtur seancën e radhës para përballjes me Gjermaninë.

Kosova dhe Gjermania do të ballafaqohen të martën mbrëma në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin e ardhshëm.

“Dardanët” në duel me gjigantin botëror hyjnë pas fitores kundër Azerbajxhanit, fitore kjo që ka rritur motivin te përfaqësuesja e Kosovës, e cila synon të marrë rezultat pozitiv edhe me skuadrën gjermane, transmeton KosovaPress.

Kosova në duel me Gjermaninë duket se nuk do të llogarisë në Rron Brojen, Mirlin Dakun e Besfort Kolgecin të lënduar, madje, ky i fundit tashmë është kthyer në skuadrën e tij pasi ai theu dorën në ndeshjen me Azerbajxhanin.

Megjithatë, përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi beson se skuadra e tij do të këtë paraqitje të mirë edhe në duel me Gjermaninë, edhe pse ai e pranon se kampionët në fuqi të botës janë favorit në këtë duel. Prekazi është i bindur se të përzgjedhurit e tij do të japin maksimumin në duel me “Panzerat”.

Edhe Kosova U21 shpreson në rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë Sport Kosova U21 shpreson në rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë

“Po përgatitemi si për çdo ndeshje. Më gëzon fakti se djemtë kanë ngritje në lojë. Mendoj se ndeshjen me Azerbajxhanin djemtë e kanë fituar më plot meritë si me lojë si me rezultat. Tani na vjen një Gjermani kampion i botës, respekt çdo skuadre, 90 minuta futbolli luhet në fushë, realiteti është se ata janë favorit, jo ndaj Kosovës, por shumë ekipeve botërore, ashtu është edhe më Kosovën. Por një është e sigurt se ne do të mundohemi të ju kundërpërgjigjemi Gjermanisë, nuk e di se çfarë rezultati do të jetë, një jam i sigurt se djemtë kanë më dhënë maksimumin, atë e kanë obligim ndaj këtij populli, dhe e kam thënë shumë herë prapa po e përsërisë se jo ne, por shumë skuadra botërore mund më përfituar prej ndeshjeve çfarë është Gjermania, Spanja e do kombëtare tjera. Do të japim maksimumin dhe mendoj se mund të nxjerrim diçka pozitive nëse e japim maksimumin, por realiteti është së Gjermania është favorite absolute”, ka thënë Prekazi.

Ai ka shtuar se Kolgeci nuk do të luajë, i cili tashmë është kthyer në klubin e tij për shërim të mëtejmë, derisa në dyshim është paraqitja e Brojës e Dakut. Por, tekniku i përfaqësueses sonë, thotë se lojtarët tjerë do të kenë rastin të tregojnë veten.

ndër futbollistët më të mirë në përfaqësuesen tonë, Valmir Sulejmani beson se Kosova është e gatshme për duelin me Gjermaninë. Ai shpreson se Kosova do ta mposht kundërshtarin e radhës, duke shpresuar se do të gjen golin pikërisht kundër Gjermanisë. Sulejmani beson se Kosova ka gjasa të kualifikohet në rast se mposht Gjermaninë, raporton KosovaPress.

“Kosova është shumë e gatshme, tash që fituam 2-0 jemi më të përgatitur, shpresojmë se do të fitojmë kundër Gjermanisë dhe ishalla ma lidh ndonjë gol se nuk kam pasur shumë fat në lojë kundër Azerbajxhanit. Ne kemi lojën kundër Gjermanisë dhe dy lojë të vështira kundër Irlandës dhe Izraelit, por njëherë e kemi Gjermaninë, dhe me i fituar tri lojtë, kemi gjasa, por ta shohim me Gjermaninë”, ka theksuar Sulejmani.

Optimist për një rezultat pozitiv kundër Gjermanisë, shprehet edhe Lirim Mema, një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë. Ai premton se skuadra e tij do të jap më të mirën në këtë ndeshje. Edhe Mema beson se Kosova mund të kualifikohet.

Edhe Kosova U-21 me shumë debutues, synon ta fitojë ndeshjen ndaj Shqipërisë Sport Kosova U-21 me shumë debutues, synon ta fitojë ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Besoj se jemi të gatshëm, krejt jemi përgatitur mirë dhe do të përgatitemi edhe në këto stërvitjet tjera dhe të shohim se çfarë do të bëjmë me Gjermaninë. Do të japim maksimumin dhe ishalla kemi një rezultat të mirë. Kualifikimi është i mundshëm, tri lojë i kemi dhe me i fitu kemi shanse të shkojmë”, ka pohuar Mema.

Përfaqësuesja e Kosovës seancës e radhës e zhvillon nesër.