Kosova U18 në konkurrencën e femrave në basketboll, e ka përfunduar me shtatë humbje kampanjën e Kampionatit Evropian, Divizioni B, që u zhvillua në Maqedoninë Veriore.
Vashat e reja të Kosovës pësuan disfatën e fundit pikërisht nga Maqedonia Veriore, me shifrat 86:65, transmeton KTV.
Në çerekun e parë, Kosova luajti mjaft mirë dhe, si rezultat, “Dardanet” e përfunduan 10-minutëshin e parë baras, 16:16.
Edhe në periudhën e dytë, të drejtuarat e trajnerit Illmen Bajra ishin dukshëm më të mira, madje shkuan edhe deri në nëntë pikë epërsi dhe në periudhën e tretë u rikthyen në parket me pesë pikë avantazh, 38:33.
Në çerekun e tretë të lojës, Kosova U18 te femrat pësoi rënie të madhe dhe e humbi atë 10-minutësh me shifrat 29:10 dhe, që nga ai moment, rezultati vetëm sa shkonte e thellohej, për t’u mbyllur më pas ndeshja me shifrat 86:65.
Edhe
Kosova U18 e treta në Evropianin e Divizionit C
Katër basketbolliste të Kosovës U18 shënuan pikë dyshifrore, ku më e dalluara ishte Enisa Kamerolli me 15 në total, pesë kërcime e pesë asistime. U dalluan edhe Tringa Ukaj me 13 pikë, Dea Pushkolli me 12 dhe Sara Vraniqi me 11 sosh.
Kosova U18 në këtë kampionat u rendit në vendin e 22-të, nga 23 ekipe pjesëmarrëse.