Basketbollistët e Kosovës U18 kanë vazhduar me humbje në Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Të martën mbrëma ata u mposhtën nga Irlanda me rezultat 77:70. Irlanda e Kosova deri të martën i kishin nga tri humbje.
Por irlandezët shfaqën më shumë dhe festuan në fund. Evropiani i Divizionit B po zhvillohet në Portugali.
Dallimi u bë në çerekun e dytë, të cilin Irlanda e fitoi 21:8. Irlandezët dominuan edhe në çerekun e tretë, ndërsa Kosova vetëm u afrua në rezultat në çerekun e fundit, pa rrezikuar fitoren e Irlandës. Kosova U18 është mposhtur nga Estonia, Holanda, Rumania e Irlanda. Ndeshjen e fundit në grup e ka ndaj Ukrainës, të mërkurën mbrëma.
Artikuj të ngjashëm